Vulin: Do t'i kërkojmë KFOR-it sqarime, pse po patrullon bashkë me Policinë e Kosovës - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

15/08/2020 13:54

Me i fundit

dpt

Vulin: Do t’i kërkojmë KFOR-it sqarime, pse po patrullon bashkë me Policinë e Kosovës

Lajme

Gazeta Express

15/08/2020 13:54

Ditë më parë forca të ushtrisë serbe ishin parë thellë brenda territorit të Kosovës pasi kishin kaluar kufirin në Karaqevë. Një veprim i tillë kishte nxitur reagime të shumta dhe shqetësime të banorëve atje.

KFOR-i edhe pse fillimisht kishte thënë se ishin patrullime të përbashkëta në zonën kufitare, menjëherë pas pak ditësh ka filluar takime me krerët e institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe tashmë është vendosur që atje të patrullojnë bashkë me Policinë e Kosovës.

Për një gjë të tillë ka reaguar ministri i mbrojtjes së Serbisë, Aleksander Vulin, i cili thotë se do t’i shkruajnë zyrtarisht KFOR-it për t’i kërkuar shpjegime rreth patrullimeve të përbashkëta me Policinë e Kosovës.

“Ne s’kemi asgjë kundër forcave të KFOR-it, problemi është që ata po e favorizojnë Prishtinën”, ka thënë Vulin.

Sipas tij, është e papranueshme që Policia e Kosovës të patrullojë në atë pjesë dhe se për një gjë të tillë do të kërkojnë të zbatohet rezoluta 1244./Express/