Vulaj: Jam i bindur se dikush nga stafi i Trumpit po punon direkt për Kosovën - Gazeta Express
string(76) "vulaj-jam-i-bindur-se-dikush-nga-stafi-i-trumpit-po-punon-direkt-per-kosoven"

Lajme

Gazeta Express

29/06/2025 19:48

Vulaj: Jam i bindur se dikush nga stafi i Trumpit po punon direkt për Kosovën

Lajme

Gazeta Express

29/06/2025 19:48

Martin Vulaj, president i AARC-së, ka thënë se mendon që Administrata Trump do të thërras një takim për të diskutuar për çështjen e Kosovës dhe Serbisë.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka pohuar mendon që presidenti amerikan Donald Trump e ka caktuar dikë nga stafi i tij që të merret me Kosovën.

“Është plotësisht e paraparë që të bëhet kjo gjë, megjithëse janë këto sfida kolosale në të cilat po merret Amerika nëpër botë edhe brenda Amerikës, ky president është ndryshe nga të tjerët, do të thotë që fillimisht ky punon deri 16 orë në ditë edhe delegon në stafin e tij çështje të ndryshme deri kur vjen koha që ai ndërhyn aty, i bënë ato pyetjet e forta stafit të tij dhe më pas ky vendos edhe vendimi zbatohen në më të mirën”.

“Edhe në këto momente jam i bindur se dikush në stafin e tij punon direkt me Kosovën. Është e paraparë që ka me ardhë një moment që të pjekët çështja e Kosovës dhe të vijë në tavolinë dhe të diskutohet, ne po shtyjmë që të rikthehet në qendër të këtij procesi njohja reciproke”, ka thënë Vulaj. /Klankosova.tv