Vudi Xhymshiti manipulon me një foto të një filmi duke e paraqitur Arsenijeviqin si Radoiçiq - e involvon edhe Hovenierin - Gazeta Express
string(119) "vudi-xhymshiti-manipulon-me-nje-foto-te-nje-filmi-duke-e-paraqitur-arsenijeviqin-si-radoiciq-e-involvon-edhe-hovenierin"

Lajme

Gazeta Express

12/09/2024 13:10

Vudi Xhymshiti manipulon me një foto të një filmi duke e paraqitur Arsenijeviqin si Radoiçiq – e involvon edhe Hovenierin

Lajme

Gazeta Express

12/09/2024 13:10

Vudi Xhymshiti, një fotograf kosovar që paraqitet si gazetar, për pretendimet e rreme të të cilit në maj iu desh të reagonte edhe Departamentit amerikan të Shtetit, nuk ndalet me shpifje.

Në “X”, aty ku është shumë aktiv, ai ka publikuar së fundmi një artikull ku pretendon se politikani serb lokal në Mitrovicën e Veriut, Aleksandar Arsenijeviq ishte pjesë e trazirave të pasluftës në veri. Ai ka publikuar një fotografi ku Arsenijeviq shihet duke mbajtur një AK-47 në Mitrovicën e Veriut, duke e portretizuar atë si pjesë e spastrimit etnik të asaj pjese nga jo-serbët dhe aneksimit të veriut.

Ajo për çka po fliste Xhymshiti, është në fakt një film, regjisori i të cilit, Nenad Todoroviq reagoi duke treguar se mashtrimin me një fotografi ‘screenshot’ të nxjerrë prej filmit “Nesporazum” (Keqkuptim) të xhiruar para dhjetë vjetësh.

“Vudi Xhymshiti, si çdo dashurues i urrejtjes, befas del të jetë edhe budalla”, shkruan regjisori në një reagim në Facebook.

“Fotografia që një mashtrues i panjohur për mua e publikoi në rrjetet sociale dhe në të cilën ka aktorë të filmit Nesporazum, i filmuar në Mitrovicë të Kosovës më shumë se dhjetë vjet më parë”, thekson ai, duke e cilësuar artikullin e Xhymshitit si “një shembull flagrant” të “falsifikimit brutal”.

Ai thekson se arma me të cilën shihet Arsenijeviq është lodër dhe se ajo ishte blerë në një dyqan në Prishtinë për 25 euro.

“Pra, Aleksandar Aco Arsenijeviq, në rolin e Aleksës, në foton inkriminuese – screenshot të videos, mban një lodër kallashnikov, të blerë në një dyqan ushtarak në Prishtinë për njëzet e pesë euro! Ashtu si të gjithë aktorët e tjerë në këtë xhirim, si dhe në të gjithë filmin, asnjë nga armët nuk ishte origjinale, por u përdorën kopje të lira. Në filmin KUNDËR LUFTËS, i xhiruar tërësisht në Mitrovicë të Kosovës”, shkroi Todoroviq.

Pavarësisht kësaj, Xhymshiti ka vazhduar me shpifjet. Në artikullin ku Arsenijeviqi përmendet si njeri i dhunshëm dhe destabilizues në veri dhe si “i ngjashëm me Radoiçiqin”, ai e përmend edhe ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

“Në peizazhet e ashpra dhe të brishta të rajoneve të pas-konfliktit, figura si Aleksandar Arsenijevic luajnë një lojë të rrezikshme – një lojë që kërcënon ta minojë jo vetëm stabilitetin lokal, por edhe ekuilibrat gjeopolitikë të mbajtur me kujdes nga diplomacia ndërkombëtare. I njohur në vend si “Aco Ludi” ose “Aco i çmenduri”, Arsenijevic është shfaqur si një figurë polarizuese në veri të Kosovës, e njohur për nxitjen e dhunës dhe manipulimin e tensioneve etnike. Megjithatë, në mënyrë tronditëse, ky provokator i mbështetur nga Beogradi duket se ka gjetur aleatë befasues mes diplomatëve perëndimorë, përfshirë ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier”, thuhet në tekstin e publikuar nga Xhymshiti.

“Lidhjet e tij me diplomatët perëndimorë, veçanërisht me ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier, sugjerojnë një shtrirje më të thellë, më tinëzare”, shkruan Xhymshiti, duke shtuar se “Hovenier, së bashku me ambasadorët e tjerë të huaj, vazhdimisht ka ushtruar presion ndaj autoriteteve kosovare që t’i tërheqin forcat e rendit nga veriu”.

“Slobodna Bosna” është një portal boshnjak që në Kosovë u bë i njohur veçanërisht pasi lëshoi një shpifje se presidenti serb Aleksandar Vuçiq po i vë nën kontroll dy mediume kosovare, Periskopin dhe Nacionalen, një lajm që doli edhe në Radio Televizionin e Kosovës, që drejtohet nga aktivisti i partisë në pushtet, Rilind Gërvalla. Në këtë lajm, ky portal citonte web-faqen në pronësi të Vudi Xhymshitit.

Ish i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kishte reaguar edhe vetë ndaj shpifjeve që Xhymshiti i kishte bërë ndaj tij, duke theksuar dezinformatat e prodhuara nga “një i ashtuquajtur gazetar”, siç i ishte referuar atij.

“Ky raportim doli pak kohë pasi unë komunikova me qeverinë e Kosovës”, kishte thënë Escobar.