Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin turk Recep Tayip Erdogan, të cilën e ka uruar për ditëlindjen e 72’të, dhe duke i dëshiruar atij shëndet të mirë dhe suksese në detyrat e tij.
Vuçiq, ka thënë se kanë biseduar ‘’për çështje me interes të përbashkët’’, dhe se, ai i ka thënë presidentit turk se e pret në një vizitë ‘’jashtëzakonisht të rëndësishme’’ në Serbi.
Postimi:
I dërgova urime Presidentit Recep Tayyip Erdoğan me rastin e 72-vjetorit të lindjes, duke i dëshiruar shëndet të mirë dhe shumë suksese në ushtrimin e detyrave të përgjegjshme në krye të Turqisë në këto kohë sfiduese.
Përsërita mirënjohjen për mikpritjen e jashtëzakonshme që tregoi gjatë vizitës sime në Ankara dhe theksova se e vlerësoj veçanërisht kohën që i kushtuam bisedimeve të thelluara dhe përmbajtësore për çështje me interes të përbashkët, gjë që do të na ndihmojë më tej në formësimin e së ardhmes së bashkëpunimit tonë politik dhe ekonomik në dobi të komuniteteve të biznesit dhe qytetarëve tanë.
I thashë Presidentit Erdoğan se e pres së shpejti në një vizitë jashtëzakonisht të rëndësishme në Beograd dhe në Serbi, duke shprehur shpresën se do të mund ta kthej të paktën pjesërisht mikpritjen që ai më ofroi mua.