Vuçiqi i kërkon Thaçit kompromis: Marrëveshja finale nuk është çështje dëshire - Gazeta Express
string(77) "vuciqi-i-kerkon-thacit-kompromis-marreveshja-finale-nuk-eshte-ceshtje-deshire"

Gazeta Express

14/02/2020 16:52

Vuçiqi i kërkon Thaçit kompromis: Marrëveshja finale nuk është çështje dëshire

Gazeta Express

14/02/2020 16:52

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, iu është përgjigjur deklaratave të presidentit Hashim Thaçi, i cili gjatë një deklarate për media nga Mynihu tha se shpreson që marrëveshja finale Kosovë-Serbi të arrihet përgjatë këtij viti

Kreu i shtetit serb ka thënë se një gjë të tillë e dëgjon për më shumë se 7 vjet dhe sipas tij arritja e një marrëveshje finale nuk është çështje dëshire.

Lexo Edhe:

Vuçiqi ka thënë se arritja e marrëveshjes përfundimtare varet nga fakti nëse shqiptarët janë të gatshëm të negociojnë për një kompromis.

“Për 7 vjet e kam dëgjuar një qëndrim të tillë.. nuk varet nga dëshirat politike por në realitetin politik dhe dëshirën e shqiptarëve për të diskutuar rreth kompromisit”, ka thënë Vuçiqi në Mynih, transmeton Gazeta Express.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një prononcimi para gazetarëve sot në Mynih ka thënë se shpreson që ky mund të jetë viti i marrëveshjes.

Ai ka thënë se duhet të shfrytëzohet momentumi dhe përkushtimi i administratës së Donald Trumpit, ndërkohë ka thënë se nëse dialogu do t’i lihet BE’së atëherë do të humben edhe dekada dhe Kosova do të vazhdojë të mbetet e izoluar.

“Dua të shpresoj që ky vit mund të jetë viti që definitivit mund të arrihet marrëveshja  paqësore mes  shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Mendoj që ka vullnet që kjo të diskutohet kjo mundësi edhe në Prishtinë edhe në Beograd. Por këtë rast të një fokusit të jashtëzakonshëm të presidentit Trump dhe administratës së SHBA’së duhet ta shfrytëzojmë dhe ta ruajmë, në mënyrë që të mos humbasim dekada derisa ta rikthejmë edhe një herë këtë vëmendje dhe interesim të sinqertë dhe shumë të vendosur të lidershipit të presidentit Trump dhe administratës së SHBA’së. Sepse nëse mbesim me adresë kah Brukseli rreth këtij procesi atëherë do të humbim jo vite por dekada, dhe do të mbesim një vend i izoluar. Por dua të shpresoj që do të jetë një proces i koordinuar mes Washingtonit dhe Bashkimit Evropian”, ka deklaruar sot Hashim Thaçi./GazetaExpres/