Vuçiqi ha qebapë në aeroplan pas qëndrimit në Sarajevë - Gazeta Express

Vuçiqi ha qebapë në aeroplan pas qëndrimit në Sarajevë

Lajme

Gazeta Express

02/03/2021 17:48

Pas qëndrimit në Sarajevë, të cilës iu dhuruan 5,000 doza të vaksinave Astrazeneka dhe një takimi me anëtarët e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq publikoi një foto nga aeroplani.

“Pas një qëndrimi të suksesshëm në Sarajevë, freskimi më i mirë para se të kthehesha në Beograd. Kam shërbyer në ushtri në Lukavicë dhe që nga ajo kohë i kam adhuruar qebapët e Sarajevës”, shkroi Vuçiq, i cili pozoi duke ngrënë qebapë të Sarajevës në aeroplan, transmeton Gazeta Express.

“Megjithatë, më i rëndësishëm se kaq është fakti që ne kemi caktuar një samit të madh të Serbisë dhe BeH në Beograd. Një mundësi e shkëlqyer për të përmirësuar marrëdhëniet tona”, shtoi ai.