Vuçiqi bën si i interesuar për zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit: Kosova bëri gjithçka për të na akuzuar, nuk ia arriti - Gazeta Express
string(117) "vuciqi-ben-si-i-interesuar-per-zbardhjen-e-vrasjes-se-ivanoviqit-kosova-beri-gjithcka-per-te-na-akuzuar-nuk-ia-arriti"

Lajme

Gazeta Express

16/01/2026 15:35

Vuçiqi bën si i interesuar për zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit: Kosova bëri gjithçka për të na akuzuar, nuk ia arriti

Lajme

Gazeta Express

16/01/2026 15:35

Në përvjetorin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, ka folur edhe presidenti i Serbisë, Aleksansder Vucic. Sipas tij, Kosova ka bërë gjithçka për ta akuzuar Beogradin zyrtar për vrasjen e Ivanoviqit, megjithatë thotë se “nuk i ka arritur”.

Vuçiq duke improvizuar si i interesuar për zbardhjen e vrasjes, ka thënë se është i bindur që kjo vrasje do të hetohet plotësisht, meqë s’ka krime të përsosura dhe se asgjë s’mund të fshihet.

“Më vjen keq që nuk na dhanë ekspertizën mjeko-ligjore që kërkuam nga të huajt, në mënyrë që të mund të jepnim prova për të gjitha përfundimet që arritëm, si u organizua dhe pse u organizua”, ka thënë Vuçiq për Tv Pink.

Advertisement
Advertisement
Advertisement