Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, është takuar me ambasadorin e Rusisë në Serbi, Aleksandar Botsan-Kharchenko.
Vuçiq ka shkruar se të dy ata kanë diskutuar për tema me interes për të dyja vendet, e veçanërisht ‘‘në dritën e takimit në nivelin më të lartë midis udhëheqjeve të dy vendeve’’, i cili, siç ka thënë presidenti serb do të ndodh shpejt.
Ai po ashtu, ka shkruar se janë të përkushtuar për zhvillimin e marrëdhënieve miqësore me Rusinë.
‘‘Diskutuam të gjitha temat me interes për të dyja vendet, veçanërisht në dritën e takimit në nivelin më të lartë midis udhëheqjeve të dy vendeve që duhet të zhvillohet në kohën më të shkurtër të mundshme.
Theksova se mbetemi të përkushtuar për zhvillimin e marrëdhënieve miqësore me Rusinë, me një vendosmëri të qartë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin politik në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në Bosnjë dhe Hercegovinë’’, thuhet në njoftimin e tij të bërë në Facebook.