Vuçiq takohet me ambasadorin rus për furnizimin me gaz pas sanksioneve amerikane ndaj NIS - Gazeta Express
string(89) "vuciq-takohet-me-ambasadorin-rus-per-furnizimin-me-gaz-pas-sanksioneve-amerikane-ndaj-nis"

Lajme

Gazeta Express

07/11/2025 11:19

Vuçiq takohet me ambasadorin rus për furnizimin me gaz pas sanksioneve amerikane ndaj NIS

Lajme

Gazeta Express

07/11/2025 11:19

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Botsan-Kharchenko, ku temë kryesore të diskutimit kishte furnizimin me gaz dhe stabilitetin energjetik.

Takimi vjen pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në tetor kanë zbatimin e sanksioneve kundër Industrisë së Naftës së Serbisë, NIS, për shkak se Rusia është pronarja shumicë e kompanisë.

SHBA e futi NIS-in në listën e sanksioneve më 10 janar për shkak të pjesëmarrjes në pronësi të kompanisë ruse, Gazprom Neft, me qëllim të parandalimit të Rusisë që të përdorë të ardhurat nga sektori energjetik për luftën në Ukrainë.

Zbatimi i sanksioneve ishte shtyrë tetë herë, herën e fundit deri më 8 tetor.

Vuçiq ateherë pati paralajmëruar se do të diskutonte me Rusinë çështjen e sanksioneve kundër industrisë serbe të naftës.

“Me ambasadorin Botsan-Kharchenko biseduam për marrëdhëniet dypalëshe, stabilitetin energjetik dhe sfidat rajonale. I kushtuam vëmendje të veçantë furnizimit me gaz dhe kushteve për sigurinë, parashikueshmërinë e çmimeve dhe diversifikimin e mëtejshëm të burimeve. Kur bëhet fjalë për NIS dhe të gjitha masat dhe kufizimet përkatëse, qëllimi ynë mbetet i njëjtë, të respektojmë plotësisht detyrimet ndërkombëtare, duke mbrojtur njëkohësisht sigurinë energjetike, vendet e punës dhe investimet në Serbi”, tha Vuçiq në njoftimin për takimin me ambasadorin rus.

Ai tha se Serbia do të vazhdojë dialogun “me vendosmëri dhe pragmatikisht, duke mbrojtur interesat e qytetarëve të saj”.

“Jam i bindur se dialogu mbetet mënyra më e mirë për të kapërcyer sfidat dhe për të siguruar një të ardhme të besueshme energjetike për vendin tonë”.

Në janar, Vuçiq hodhi poshtë mundësinë e shtetëzimit të NIS-it, duke shtuar se Serbia “nuk do të marrë pjesë në sekuestrimin e pronës ruse”, siç raportonte REL.

Ndërkaq, në tetor kur filloi zbatimi i sanksioneve, Vuçiq tha se edhe Europa do të mbështesë ato.

“Nuk kemi më për çfarë të flasim me amerikanët. Shtetet e Bashkuara e kanë bërë punën e tyre dhe Europa do të mbështesë sanksionet amerikane”, kishte thënë Vuçiq./Express/