Vuçiq shpërthen në propagandë: Prishtina po përgatit sulm dhe vrasje të serbëve në Veri
Lajme
Gazeta Express
11/08/2022 12:30
Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë, ka vazhduar të enjten me propagandë që Kosova kinse “është duke përgatitur për sulm në Veri për vrasjen e serbëve”.
“I
paralajmëroj të mos e bëjnë këtë”, ka thënë Vuçiq, duke mos ofruar as një fakt.
Presidenti
i Serbisë ka thënë se në mediat ndërkombëtare është raportuar që “Serbia është
duke e sulmuar diku dikë”, raporton nova, transmeton Express.
Thotë
se Serbia s’e ka sulmuar askë e as nuk ka kërkuar ndihmë nga Federata Ruse.
Deklaratat
e Vuçiqit vinë një javë para takimit në Bruksel që do ta ketë me kryeministrin
e Kosovës, Albin Kurtin. /Express.