Vuçiq rrit pagat e pensionet në Serbi, ushtrisë i garanton rritjen më të lartë
Gazeta Express
16/09/2022 18:40
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar rritje pagash e pensionesh.
Kjo rritje sipas Vuçiqit do të zbatohet nga
janari i vitit të ardhshëm dhe do të jetë 20%, ndërsa për Ushtrinë 25%,
transmeton Gazeta Express.
“Po sigurohemi që njerëzit të mos vuajnë.
Madje edhe ata që s’na duan, thonë lërjani këtë punë Vuçiqit dhe Bërnabiqit që
ta zgjidhin sepse e bëjnë më mirë se kushdo tjetër në botë”, ka thënë Vuçiq.
“Së bashku, nga janari do të kemi 20% rritje.
Për ushtrinë rritja do të jetë 25%”, ka thënë Vuçiq për TV Pink.