Vuçiq reagon pasi MPJ-ja ia ndaloi vizitën ministrit të Serbisë në Kosovë - Gazeta Express
string(70) "vuciq-reagon-pasi-mpj-ia-ndaloi-viziten-ministrit-te-serbise-ne-kosove"

Gazeta Express

01/10/2020 10:33

Vuçiq reagon pasi MPJ-ja ia ndaloi vizitën ministrit të Serbisë në Kosovë

Gazeta Express

01/10/2020 10:33

Dje Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ia ka ndaluar hyrjen në Kosovë ministrit të Arsimit të Serbisë, Mlladen Sarcevic, derisa nga zyra e kryeministrit Hoti kanë thënë se ende janë duke shqyrtuar nëse do ta lejojnë një vizitë të tillë meqë ka sugjerime nga ndërkombëtarët për ta lejuar një vizitë të tillë, shkruan Gazeta Express.

Vendimin e sotëm të MPJ-së e ka komentuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, për të cilin ndalimi i Sarcevic për të hyrë në Kosovë tregon plogështinë e Prishtinës zyrtare.

Lexo Edhe:

“Është gjithmonë një shenjë dobësie kur përpiqesh t’ia ndalosh dikujt të futet në një territor për shkak të problemeve politike”, ka thënë Vucic, shkruan RTV.rs. /Express/