Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha sot se është i kënaqur që kompaninë kosovare për distribuimin e energjisë elektrike (KEDS) dhe Elektrosever kanë arritur marrëveshje për furnizimin me energji elektrike në veri të Kosovës.
“Po i shikojmë ende detajet, do të vijojë nënshkrimi i kontratës me popullatën. Siç e dini, vetëm 11 për qind e banorëve të veriut kanë paguar rrymë, jam i kënaqur që KEDS dhe Elektrosever kanë arritur marrëveshje dhe kështu shmangim çdo mundësi që populli në veri të Kosovës të mbetet pa rrymë”, tha Vuçiq.
“Ka qenë një çështje tjetër e rëndësishme për ne, që kjo lloj marrëveshje nuk e paragjykon çështjen e pronës dhe mendoj se këto janë gjërat që kemi arritur t’i bëjmë”, tha presidenti serb, raportojnë mediat në Beograd.
KEDS njoftoi se ka nënshkruar kontratë me Elektroseverin me qëllim normalizimin e shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike në komunat Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut.