Vuçiq përkujton vdekjen e një fëmije nga bombardimet në Beograd, harroi vrasjet makabre dhe gjenocidin serb në Kosovë - Gazeta Express
string(116) "vuciq-perkujton-vdekjen-e-nje-femije-nga-bombardimet-ne-beograd-harroi-vrasjet-makabre-dhe-gjenocidin-serb-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

25/03/2024 7:25

Vuçiq përkujton vdekjen e një fëmije nga bombardimet në Beograd, harroi vrasjet makabre dhe gjenocidin serb në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

25/03/2024 7:25

Presidenti serb, Alekandar Vuçiq, ka përkujtuar bombardimet e NATO-s ndaj caqeve serbe, përfshirë sulmet ajrore në Beograd, gjatë vitit 1999.

Vuçiq vajtoi vdekjen e një fëmije nga bombardimet në Beograd, por harroi vrasjet makabre dhe gjenocidin serb në Kosovë.

Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, gjatë luftës në Kosovë humbën jetën rreth 13.500 persona, shumica dërmuese shqiptarë, ndërsa 1.600 ende konsiderohen të pagjetur.

Me këtë rast, Vuçiq bëri të ditur se Serbia kurrë nuk do të hyjë në NATO.

“Ne kurrë nuk do të hyjmë në NATO, ne do ta ruajmë dhe mbrojmë neutralitetin tonë ushtarak. Ju nuk e keni dënuar me asgjë Serbinë, por nuk mund të na hiqni të drejtën për të jetuar për vendin tonë. Para jush është një Serbi që do të dijë të mbrojë veten”, tha Vuçiq.

Kjo deklaratë e Vuçiqit, mund të jetë edhe si kundërpërgjigje ndaj ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, i cili ka deklaruar për mediat serbe se aktualisht Serbia është më afër NATO-s se Kosova.