Vuçiq për takimin për dinarin në Bruksel: Kemi shkuar të përgatitur, s'pres diçka të mirë - Gazeta Express
string(86) "vuciq-per-takimin-per-dinarin-ne-bruksel-kemi-shkuar-te-pergatitur-spres-dicka-te-mire"

Vuçiq për takimin për dinarin në Bruksel: Kemi shkuar të përgatitur, s’pres diçka të mirë

Lajme

Gazeta Express

04/04/2024 12:11

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka folur për takimin e sotëm që është duke u zhvilluar në Bruksel mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe kryenegociatorit serb Petar Petkoviq nën ndërmjetësimit të emisarit europian, Miroslav Lajçak.

Vuçiq pretendoi se pala serbe ka shkuar e përgatitur në këtë takim, derisa thotë se s’pret “diçka të mirë”.

Lexo Edhe:

“Nuk mund të fajësojmë personalisht njerëzit që zhvillojnë dialogun, por e gjithë kjo në Bruksel u shndërrua në ambalazhim për veprat kriminale të Albin Kurtit, në të cilat çdo gjë që ai bën duhet të legalizohet dhe të merret pëlqimi serb”, tha ai.

Vuçiq vazhdoi propagandën e tij të zakonshme që populli serb në Kosovë “po vuan” nga kryeministri Kurti.

“Kurti do të vazhdojë agresionin e tij ndaj popullit serb, veçanërisht në veri të Kosovës, Evropa dhe Amerika do të vazhdojnë heshtjen e tyre me zë të lartë, e të tjerët nuk kanë as ndikim tek autoritetet e Prishtinës dhe as nuk janë në gjendje të na ndihmojnë”.

Këto deklarata Vuçiq i bëri në një mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë serbe./Express/