Vuçiq pas telefonatës me kryediplomatin gjerman: I dëgjova me kujdes vërejtjet, do të punojmë për t'i kryer reformat - Gazeta Express
string(113) "vuciq-pas-telefonates-me-kryediplomatin-gjerman-i-degjova-me-kujdes-verejtjet-do-te-punojme-per-ti-kryer-reformat"

Lajme

Gazeta Express

25/03/2026 23:36

Vuçiq pas telefonatës me kryediplomatin gjerman: I dëgjova me kujdes vërejtjet, do të punojmë për t’i kryer reformat

Lajme

Gazeta Express

25/03/2026 23:36

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pati një bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Johann Wadeful.

Të cilën Vuçiq e ka quajtur “bisedë e mirë dhe kuptimplotë me Ministrin e Jashtëm gjerman”.

Sipas Vuçiq u bisedua “për marrëdhëniet dypalëshe midis Serbisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë, dhe tema më e rëndësishme ishte rruga evropiane e vendit tonë”, shprehet ai.

“Dëgjova me kujdes të gjitha vërejtjet e Ministrit gjerman dhe thashë se Serbia do të punojë shumë për reformat, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit”, deklaron Vuçiq në rrjetin social Facebook.

Advertisement
Advertisement
Advertisement