Vuçiq pas takimit me ambasadorin rus: Pavarësisht pengesave, bashkëpunimi me Rusinë do të rritet - Gazeta Express
string(94) "vuciq-pas-takimit-me-ambasadorin-rus-pavaresisht-pengesave-bashkepunimi-me-rusine-do-te-rritet"

Lajme

Gazeta Express

28/05/2025 9:51

Vuçiq pas takimit me ambasadorin rus: Pavarësisht pengesave, bashkëpunimi me Rusinë do të rritet

Lajme

Gazeta Express

28/05/2025 9:51

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko.

Ai tha se me të foli për shumë fusha dhe tha se “pavarësisht pengesave” bashkëpunimi serbo-rus do të shkojë duke u rritur.

“Diskutuam të gjitha çështjet kryesore të bashkëpunimit tonë dypalësh, duke përfshirë marrëveshjet jashtëzakonisht të rëndësishme në fushën e energjisë. Jam i bindur se bashkëpunimi midis Serbisë dhe Federatës Ruse, pavarësisht pengesave të shumta, do të vazhdojë në një trajektore rritës”, ka shkruar Vuçiq pas takimit me Botsan-Kharchenkon.

Vuçiq si pengesa iu referua kritikave që mori nga Brukseli për vizitën e tij në Rusi për paradën e Ditës së Fitores dhe takimin me presidentin rus Vladimir Putin tërhoqi kritika në Bruksel.

Po ashtu, në vizitat e tyre në Serbi, krerë të BE-së potencuan drejtimin strategjik që duhet të ndërmarrë Serbia si vend kandidat për anëtarësim në bllok.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, e cila ishte për vizitë në Beograd para pak ditësh tha: “Unë me të vërtetë nuk e kuptoj pse është e nevojshme të qëndrosh krah për krah me personin që po zhvillon këtë luftë të tmerrshme në Ukrainë”.

Edhe presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, u përball me kërkesa që të mos shkojë në vizitë në Serbi për shkak të udhëtimit të Vuçiqit në Rusi, por ai tha se kjo s’është zgjidhja.

“Mënyra e vetme për të përballuar dallimet është të flasim dhe të kuptojmë njëri-tjetrin, të kuptojmë se çfarë duhet të bëjmë së bashku. Prandaj jam këtu, shumë njerëz më thanë të mos vij, por unë vendosa të vij, sepse nëse kemi problem me Serbinë, nëse kemi problem me presidentin (i Serbisë, Aleksandar) Vuçiq, zgjidhja nuk është ‘mos hajde’ dhe ‘mos fol’, por që unë të vij, të flas, të shpjegoj këndvështrime të ndryshme”, kishte thënë Costa. /Express/