Vuçiq paralajmëron masa drastike për koronavirus - Gazeta Express
string(48) "vuciq-paralajmeron-masa-drastike-per-koronavirus"

Gazeta Express

30/03/2020 7:14

Vuçiq paralajmëron masa drastike për koronavirus

Gazeta Express

30/03/2020 7:14

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar masa drastike për kufizimin e lirisë së lëvizjes në rrugë gjatë pandemisë me koronavirus.

Ai gjatë një emisioni të TV Prva tha se nëse sjellja e qytetarëve të Serbisë nuk ndryshon, atëherë ai do t’i propozojë Qeverisë që të prezantojë një shtetrrethim 24 orë.

Lexo Edhe:

“Kjo do të thotë se askush nuk mund të dalë në rrugë. Nëse është e nevojshme, ne do ta marrim atë vendim dhe kushdo që del në rrugë do të arrestohej”, u shpreh Vuçiq.

Në Serbi janë konfirmuar 741 raste me koronavirus, prej tyre 13 të vdekur.