Presidendti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha zhvilloi një “bisedë miqësore dhe të hapur” me presidnetin e Francës, Emmanuel Macron mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale.
Vuçiq tha se me Macronin folën “veçanërisht në dritën e zhvillimeve aktuale në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë”. Tha se ia nënvizoi atij “përkushtimin” e Serbisë ndaj dialogut.
“Theksova se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj të gjitha proceseve që kanë për qëllim ruajtjen e paqes, bashkëpunimin dhe mirëqenien dhe përsërita se zhvillimi i vendit, mirëqenia, si dhe mbrojtja e popullit serb, janë interesat tona kryesore kombëtare. Nënvizova përkushtimin tonë ndaj dialogut dhe respektimit të së drejtës ndërkombëtare, si dhe gatishmërinë për të kontribuar në stabilitetin afatgjatë të rajonit”, shkroi presidenti serb në një postim në Facebook.
Ai tha se e falënderoi Macronin për “angazhimin e tij personal për çështjet e Ballkanit Perëndimor”, si dhe për “mbështetjen e vazhdueshme” që tha se “Franca ia jep Serbisë në rrugën e saj europiane”.
Vuçiq tha se e ftoi Macronin që ta vizitojë Serbinë.