Vuçiq në hall me protesta qe disa muaj, provon të bëhet interesant, e çon në Beograd aktorin Jackie Chan - Gazeta Express
string(102) "vuciq-ne-hall-me-protesta-qe-disa-muaj-provon-te-behet-interesant-e-con-ne-beograd-aktorin-jackie-chan"

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 10:59

Vuçiq në hall me protesta qe disa muaj, provon të bëhet interesant, e çon në Beograd aktorin Jackie Chan

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 10:59

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se ka pritur në takim në  Beograd, aktorin e njohur të filmave aksion, Jackie Chan.

Vuçiq për aktorin ka thënë se arti filmik i këtij të fundit frymëzon të gjithë brezat.

‘‘Beogradi është bërë prej kohësh një shtëpi e re për shumë yje globalë, dhe këtë herë kemi kënaqësinë e veçantë të mirëpresim të famshmin Jackie Chan, një njeri, arti filmik i të cilit vazhdon të frymëzojë të gjitha brezat’’, ka shkruar ai.

Tutje, presidenti serb ka deklaruar edhe Jackie Chan do të do të përfaqësojë EXPO-n në Serbi.

‘‘Është një nder i madh që ky yll global i filmit dhe një nga ambasadorët më të mëdhenj kulturorë në botë do të përfaqësojë EXPO-n në Serbi me karizmën dhe energjinë e tij. Jam i bindur se si promotor i EXPO 2027 do të ofrojë mbështetje të fortë në prezantimin e ngjarjeve që do ta vendosin vendin tonë në qendër të vëmendjes globale dhe do t’i sjellin më afër botës frymën e lojës që EXPO promovon në Serbinë tonë’’, shkruhet në postimin e Vuçiq.

Ndryshe, Vuçiq është duke u përballur me protesta tash e disa muaj. Këto protesta kundër qeverisë serbe janë zhvilluar edhe me moton “Serbi, zgjohu”. Të njëjtat janë organizuar në dhjetëra qytete të Serbisë përfshirë edhe Beogradin.