Nga Parisi dhe Berlini i janë dërguar paralajmërime presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se nuk do të njihen rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme nëse do të ketë manipulime, mëson sot gazeta Nova.
Siç shpjegohet, mesazhi i është përcjellë përmes deputetëve të afërt me Friedrich Merz-in dhe personave të afërt me Emmanuel Macron-in, gjë që i ngushton edhe më shumë hapësirën Vuçiqit për manipulime në zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme që janë kërkuar nga studentët.
“Mesazhi është dërguar nga disa drejtime se Evropa nuk do t’i njohë zgjedhjet nëse ato do të vidhen, pavarësisht disa interesave që ekzistojnë. Nuk përjashtohet as mundësia që Partia Popullore Evropiane (EPP) të distancohet nga SNS, edhe pse në mesin e të djathtëve evropianë ekziston një rregull që partitë që janë në pushtet nuk përjashtohen nga grupi”, thotë burimi i gazetës Nova.