Vuçiq komenton humbjen e mbrëmshme të Serbisë, e lidh me zgjedhjet në Kosovë - Gazeta Express
string(75) "vuciq-komenton-humbjen-e-mbremshme-te-serbise-e-lidh-me-zgjedhjet-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

12/10/2025 13:26

Vuçiq komenton humbjen e mbrëmshme të Serbisë, e lidh me zgjedhjet në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

12/10/2025 13:26

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka komentuar humbjen e mbrëmshme të kombëtares serbe në përballje me Shqipërinë.

Vuçiq ndeshjen e mbrëmshme të futbollit, ka tentuar ta lidhë me zgjedhjet e sotme në Kosovë, në cilat siç thotë ai në komunat në veri ka pjesëmarrje të madhe të serbëve. Kjo sipas Vuçiqit ka shkaktuar “nervozizëm” në Kosovë.

“Kudo, deri në orën 10, pjesëmarrja ishte më e lartë në zonat serbe sesa në ato shqiptare. Shpresoj që Lista Serbe të fitojë, shpresoj që ata të jenë në gjendje të marrin përsëri në duart e tyre një pjesë të qeverisë”, u tha Vuçiq gazetarëve në Beograd, raporton Danas.

Sipas tij, shqiptarët nga të gjitha trevat – nga Tirana, përmes Prishtinës, në Preshevë dhe Bujanoc – “janë të dehur pas fitores së mbrëmshme” të ekipit të futbollit shqiptar ndaj Serbisë në Leskovc.

“Do të doja që sonte të ishte një festë pak më e rëndësishme në komunitetet serbe në Kosovë dhe Metohi, sesa ajo festë. Ashtu siç u gëzuan mbrëmë me flamurin shqiptar, në mënyrë që sonte për një çështje më të rëndësishme sesa shkelmimi i topit, njerëzit të gëzohen në komunitetet serbe”, tha Vuçiq.