Vuçiq: Kemi arritur marrëveshje, jam i lumtur për këtë - Gazeta Express
string(52) "vuciq-kemi-arritur-marreveshje-jam-i-lumtur-per-kete"

Vuçiq: Kemi arritur marrëveshje, jam i lumtur për këtë

Gazeta Express

18/03/2023 23:04

Pas përfundimit të takimit trilateral në Ohër, presidenti serb Aleksandër Vuciq ka thënë se është i lumtur që është arritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një prononcim për mediat, Vuçiq tha se nuk ka nënshkruar asgjë.

Lexo Edhe:

“Ende flitet për personat e pagjetur, për disa konferenca të donatorëve, por kjo do të varet se si plani i implementimit do të përpunohet tutje. Edhe sonte pala shqitpare do të thekësojë se unë nuk kam nënshkruar asgjë. Kam theksuar faktin që të dyja palët kanë thënë se cilat janë linjat tona, vijat tona të kuqe përktëse që besoj se kemi bërë një hap më tutje.
Nuk besoj që ka qenë ndonjë ditë D, megjithatë ka qenë një ditë kogja e gjatë”, tha Vuciq

Tutje ai tha se në këto takime ka pasur biseda të qeta dhe konstruktive.