Vuçiq i reagon Konjufcës pas intervistës në T7: Ta shohim ç'do të bëjnë amerikanët, evropianët e të tjerët - Gazeta Express
string(103) "vuciq-i-reagon-konjufces-pas-intervistes-ne-t7-ta-shohim-cdo-te-bejne-amerikanet-evropianet-e-te-tjeret"

Lajme

Gazeta Express

09/02/2023 13:56

Vuçiq i reagon Konjufcës pas intervistës në T7: Ta shohim ç’do të bëjnë amerikanët, evropianët e të tjerët

Lajme

Gazeta Express

09/02/2023 13:56

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq i ka reaguar kreut të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca pas deklaratave për Asociacionin të bëra në emisionin DPT të Fidani në T7, raporton Gazeta Express.

Kreu i shtetit serb ka thënë se “është një qëndrim dhe reagim i pritur” dhe se “e përgëzon Konjufcën për sinqeritetin”

Lexo Edhe:

“Unë e di një gjë të tillë për vite që ata s’kanë plan dhe nuk do ta formojnë Asociacionin. Dhe tani ta shohim se çfarë amerikanët, evropianët dhe çdo kush tjetër do të bëjë”, ka thënë Vuçiq.

Tutje kreu i shtetit serb ka thënë se nëse Kosova mendon se diçka është duke u diskutuar në mënyrë serioze atëherë Asociacioni është marrëveshja e parë që duhet të themelohet “në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara dhe të pranuara në Bruksel”.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca të martën në një intervistë në T7 e ka komentuar një deklaratë të të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili kishte thënë se me apo pa kryeministrin Albin Kurti, Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të bëhet.

“Nuk e kisha shtru çështjen si z. Escobar. Nuk është çështja me Kurtin a pa Kurtin, por pa kryeministrin e Kosovës Asociacioni nuk bëhet. Mirë pra, vjen një kryeministër tjetër, por pa kryeministrin e Kosovës nuk bëhet”, ka thënë Konjufca.

Madje, Konjufca ka thënë se është i gatshëm ta lë karrigen dhe të dalë në rrugë për ta ndalur krijimin e Asociacionit mono-etnik dhe me kompetenca ekzekutive.

“Unë nëse nuk jam në këtë karrige, jam në rrugë për me ndalë këtë punë”, ka thënë ai“Unë po të kallxoj, që për me mbrojtë interesin e Kosovës, të shtetit tonë, qysh unë e kuptoj, e kam mëndu që, Serbia masi e ka humbur Kosovën me tankse, me ushtri e polici, veç një qëllim e ka: me na lënë një shtet jofunksionale me autonomi territoriale që e kontrollon Kosovën”, ka deklaruar Konjufca. /GazetaExpress/