Vuçiq i bëri presion një gruaje t’i tregojë fëmijës se nuk është nëna e tij biologjike në një sallë me plot njerëz - Gazeta Express
string(113) "vuciq-i-beri-presion-nje-gruaje-ti-tregoje-femijes-se-nuk-eshte-nena-e-tij-biologjike-ne-nje-salle-me-plot-njerez"

Gazeta Express

21/02/2026 9:38

Vuçiq i bëri presion një gruaje t’i tregojë fëmijës se nuk është nëna e tij biologjike në një sallë me plot njerëz

Gazeta Express

21/02/2026 9:38

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq gjatë një bisede me qytetarët e Borit nxiti një skenë që u bë emocionale për të pranishmit në sallë.

Me këmbënguljen e tij, një grua u detyrua të tregonte sekretin e saj familjar në sy të fëmijës së saj të sëmurë se ajo nuk ishte nëna e tij biologjike.

E gjithë kjo filloi gjatë një diskutimi për ndihmën sociale kur Gordana Kariq, e cila ishte përfituese e ndihmëës, kërkoi fjalën për t’iu ankuar Vuçiqit për problemet administrative me të cilat po përballet, shkruan Telegram.hr.

Ajo shpjegoi se për nëntë muaj nuk ka marrë asnjë kompensim për fëmijën e saj të sëmurë, i cili ka bërë disa operacione dhe vuan nga probleme me zemrën.

Në vend që t’i përgjigjej pyetjes për vonesën në pagesa, Vuçiq doli në mbrojtje të institucioneve.

“Mos gjykoni paraprakisht. Mjafton vetëm të sulmojmë dhe të bërtasim ‘ua’. A e dini se Qendra për Punë Sociale verifikon pasurinë?”, pyeti presidenti, duke sugjeruar se ndoshta ekziston një pengesë ligjore për pagesën e ndihmës.

Më pas Gordana Kariq u përgjigj se nuk ka asnjë pasuri përveç shtëpisë ku jetojnë. Dukshëm e shqetësuar, ajo u përpoq të ndërpresë pyetjet e mëtejshme, duke theksuar se për problemin kryesor nuk mund të flasë në prani të fëmijës.

Edhe pse gruaja e paralajmëroi qartë se fëmija nuk e dinte të vërtetën, Aleksandar Vuçiq  këmbënguli që ajo t’i tregonte të gjitha hollësitë, në mënyrë që, sipas fjalëve të tij, “problemi të zgjidhej menjëherë”. Nën një presion të tillë, Gordana Kariq, mes lotësh, shqiptoi fjalë që tronditën të pranishmit.

“Nuk më lejojnë ta birësoj. Unë jam halla e tij nga babai (strina), nëna e tij ka ndërruar jetë. E rris prej 13 vitesh, i plotësoj të gjitha kushtet, por vazhdimisht më refuzojnë. Nuk doja që ta mësonte në këtë mënyrë se unë nuk jam nëna e tij”, tha ajo në vaj para djalit që ishte ulur pranë saj.

Pasi shkaktoi një situatë që Kariq ishte përpjekur ta shmangte prej vitesh, Vuçiq vuri duart në kokë.

“Më vjen të shpërthej në lot bashkë me ju. Procedurat janë të ndërlikuara, por do të bëjmë çmos që ta zgjidhim. Do të merrni përgjigje deri të mërkurën”, tha ai, duke shtuar se ajo “në çdo rast është nënë për djalin, sepse kujdeset për të”./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement