Vuçiq i ankohet delegacionit amerikan për eleminimin e Gjokoviqit nga US Open - Gazeta Express
string(77) "vuciq-i-ankohet-delegacionit-amerikan-per-eleminimin-e-gjokoviqit-nga-us-open"

Gazeta Express

22/09/2020 16:52

Vuçiq i ankohet delegacionit amerikan për eleminimin e Gjokoviqit nga US Open

Gazeta Express

22/09/2020 16:52

Gjatë vizitës së delegacionit amerikan në Beograd, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, foli për eleminimin e Novak Gjokoviqit nga gara e tenisit të US Open që është mbajtur në ShBA gjatë këtij muaji.

Bisedë për tenistin Novak Gjokoviq, presidenti i Serbisë, ka pasur edhe me presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë kur është nënshkruar marrëveshja për normalizim ekonomik mes dy shteteve më 4 shtator, por përjashtimi i Gjokoviqit ka ndodhur pasi është nënshkruar marrëveshja kurse Vuçiq e ka përmendur tani eleminimin e tij, shkruan Kurir, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Presidenti Trump poashtu e ka përmendur Serbinë. Ka qenë shumë e vështirë dhe jo fer përjashtimi i Novak Gjokoviq’it nga US Open, sepse askush nuk ka mundur ta mund atë, por ai do të fitojë atë vitin e ardhshëm, sikur që do ta fitonte edhe këtë vit”, ka thënë Vuçiq gjatë takimin me delegacionin amerikan të kryesuar nga Emisar Special, Richard Grenell./Express/