Vuçiq: Gjërat janë më të komplikuara sesa mendon Kosova, duhet ta ndryshojë qëndrimin e saj - Gazeta Express
string(94) "vuciq-gjerat-jane-me-te-komplikuara-sesa-qe-mendon-kosova-duhet-ta-ndryshojne-qendrimin-e-tyre"

Vuçiq: Gjërat janë më të komplikuara sesa mendon Kosova, duhet ta ndryshojë qëndrimin e saj

Gazeta Express

22/10/2020 16:41

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Prishtina duhet ta ndryshojë qëndrimin e saj kur thotë se zgjidhja e vetme është që Serbia ta njohë Kosovën.

Në Forumin e Sigurisë në Beograd i cili është duke u mbajtur virtualisht, Vuçiq tha se Prishtina duhet ta kuptojë se është e nevojshme të zbatohen të gjitha marrëveshjet e nënshkruara, edhe ato në Bruksel.

Lexo Edhe:

Ai theksoi se vetëm në atë mënyrë mund të gjendet një zgjidhje kompromisi dhe nuk ka asnjë alternativë për kompromisin. Siç thekson ai, duhet të kuptohet pozicioni i Beogradit dhe pozicioni i serbëve në Kosovë, por kjo nuk do të thotë se Serbia nuk është e gatshme për një zgjidhje kompromisi me Kosovën. /Express/