Vuçiq frikësohet nga Vidovdani: BIA fton në “biseda miqësore” ata që kanë mbijetuar Kosharen - Gazeta Express
string(89) "vuciq-frikesohet-nga-vidovdani-bia-fton-ne-biseda-miqesore-ata-qe-kane-mbijetuar-kosharen"

Lajme

Gazeta Express

24/06/2025 11:27

Vuçiq frikësohet nga Vidovdani: BIA fton në “biseda miqësore” ata që kanë mbijetuar Kosharen

Lajme

Gazeta Express

24/06/2025 11:27

Afërsia e protestës studentore të paralajmëruar për Vidovdan, më 28 qershor, duket se ka krijuar panik të vërtetë në majën e pushtetit serb. Në një përpjekje për të frikësuar dhe zbehur pjesëmarrjen, Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit e Serbisë (BIA) ka zhvilluar një aksion të koordinuar në disa qytete të vendit, ku ka thirrur në “biseda miqësore” veteranë lufte dhe studentë – ata që sot qëndrojnë përkrah njëri-tjetrit kundër regjimit të Aleksandar Vuçiqit.

Burime nga organizata të veteranëve raportojnë për Nova se BIA ka ftuar posaçërisht ata që tashmë janë ekspozuar publikisht si mbështetës të protestave. “Janë interesuar se kush po shkon në Beograd, sa veta do të jenë, kush koordinon, çfarë mbajnë me vete. Dhe në fund jepnin ‘këshilla miqësore’ që të mos shkohet sepse ‘priten trazira’. Të njëjtën taktikë e kemi parë dhe më parë – frikësim i pastër,” thotë njëri prej veteranëve.

Por ajo që bie më së shumti në sy është përzgjedhja e atyre që thirren: burra që kanë mbijetuar Kosharen. “Ironike dhe e turpshme – të tentosh të frikësosh dikë që ka mbijetuar. Tash na thërrasin në kafene për të na trembur? Vetëm një regjim që dridhet prej Vidovdanit bën diçka të tillë,” thotë një tjetër veteran që kërkon të mbetet anonim. “Ne kemi një përgjigje të thjeshtë: shihemi në Vidovdan.”

Edhe studentët nën presion: “Kur dijet i kalojnë kufijtë – të thërret BIA”

Në paralel me presionin mbi veteranët, edhe studentët që ndodhen në bllokadë të universiteteve raportojnë për thirrje në biseda “informative”, të mbushura me pyetje rreth protestës së 28 qershorit, organizatorëve dhe strukturës së grupeve punuese.

Studentët e Fakultetit të Trafikut kanë reaguar publikisht në rrjetin X (ish-Twitter), duke ironizuar përvojën e kolegut të tyre:

 “Përsëri Fakulteti i Trafikut po vepron fuqishëm – një koleg është ftuar nga BIA për bisedë informative, me justifikimin se ata ‘kanë sistemet e tyre’ për të zgjedhur kë ftojnë. Kur dijet kalojnë kufijtë – të thërret BIA. Herën tjetër shpresojmë të jetë për një problem në trafik, jo për terrorizëm. Për atë jemi ekspertë.”