Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq njoftoi për një telefonatë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, të cilin tha se e ka njoftuar për “aleancën ushtarake të Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit”.
Vuçiq, siç shkruan Kossev, tha se është pyetur nga Putini për Kosovën.
“Unë e pyeta presidentin Putin se çfarë mendon për përfundimin e armiqësive në Ukrainë, në Lindjen e Mesme dhe në Iran. Mora shpjegimin e tij, mendimin e tij. Ai më pyeti mua për Kosovën dhe Metohinë dhe Republika Srpskan. Shkëmbyem qëndrime…”, tha ai.
Presidenti serb tha se e njoftoi Putinin për “aleancën ushtarake” Kosovë-Shqipëri-Kroaci.
“E njoftova atë me aleancën ushtarake të Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit…”, tha shkurt Vuçiq.
Me Putinin, Vuçiq tha se folën edhe për “tre muaj zgjatje të kontratës për gaz me kushte shumë të favorshme”.
“Sapo përfundova bisedën me Vladimir Putin, për gjithçka – nga mjekësia, farmacia dhe vaksinat deri te pjesëmarrja e kompanive ruse në projektet në vendin tonë. Kemi biseduar për fjalë për fjalë për të gjitha fushat. Kemi marrë edhe tre muaj zgjatje të kontratës për gaz, me kushte shumë të favorshme. Në Europë do të jemi vendi i dytë ose i tretë që ka çmimin më të ulët të gazit”, tha Vuçiq.