Vuçiq e takon kancelarin Scholz në New York, e fton për vizitë në Serbi - Gazeta Express
string(70) "vuciq-e-takon-kancelarin-scholz-ne-new-york-e-fton-per-vizite-ne-serbi"

Lajme

Gazeta Express

19/09/2023 10:13

Vuçiq e takon kancelarin Scholz në New York, e fton për vizitë në Serbi

Lajme

Gazeta Express

19/09/2023 10:13


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se ka takuar kancelarin gjerman Olaf Scholz, në New York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Sipas Vuçiqit, ata folën për “situatën aktuale gjeopolitike”.

Lexo Edhe:

“Një takim i përzemërt me Olaf Scholz. Shfrytëzuam rastin për të shkëmbyer mendime mbi situatën aktuale gjeopolitike, rolin dhe rëndësinë e OKB-së në botën e sotme, por edhe për kontributin që ne si vende anëtare mund të japim në zgjidhjen e sfidave ekzistuese globale. Ne ramë dakord që sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara është një mundësi e shkëlqyer për liderët botërorë që të takohen dhe të diskutojnë hapur problemet reale me të cilat përballemi të gjithë”.

Vuçiq tha se e ka ftuar kancelarin gjerman që të shkojë për vizitë në vendin e tij për të diskutuar “çështjet me rëndësi”.

“E përsërita ftesën time drejtuar kancelarit Scholz për të vizituar Serbinë, në mënyrë që të diskutojmë në detaje të gjitha çështjet me rëndësi për përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona”.

Siç njoftoi Vuçiq në Instagram, ai mori pjesë në pritjen e organizuar nga kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz, me rastin e 50 vjetorit të anëtarësimit të Gjermanisë në OKB. /Express/