Mediat serbe raportojnë bazuar në informacione jozyrtare se presidenti serb Aleksander Vuçiq ka ndërprerë vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara, transmeton Gazeta Express.
Kjo pasi siç raporton “Blic”-i serb, kreu i shtetit serb nuk është ndjerë mirë me shëndet dhe ka fluturuar prapë për në Beograd.
Vuçiq raportohet se nuk është ndjerë mirë në orët e pasdites së djeshme dhe pasi ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe është kontrolluar, ai ka vendosur të kthehet në Serbi.
Presidenca serbe pritet të japin informacione lidhur me këtë sot gjatë ditës. Vuçiq kishte paralajmëruar se në SHBA do të takohej edhe me presidentin amerikan, Donald Trump. /GazetaExpress/