Vuçiq del jashtë temës me Sorensenin, ankohet për aleancën Kosovë-Kroaci-Shqipëri: Do t'i rrisë tensionet - Gazeta Express
string(102) "vuciq-del-jashte-temes-me-sorensenin-ankohet-per-aleancen-kosove-kroaci-shqiperi-do-ti-rrise-tensionet"

Lajme

Gazeta Express

25/02/2026 11:11

Vuçiq del jashtë temës me Sorensenin, ankohet për aleancën Kosovë-Kroaci-Shqipëri: Do t’i rrisë tensionet

Lajme

Gazeta Express

25/02/2026 11:11

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, sot ka pritur në Beograd emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Në një postim në profilin e tij në “instagram”, Vucic ka thënë se kanë pasur bisedë për procesin e Dialogut dhe lidhur me një përfshirje më aktive të Bashkimit Evropian.

Një prej temave që Vucic ka përmendur në këtë takim ka qenë edhe aleanca ushtarake me Kosovës me Shqipërinë dhe Kroacinë. Sipas tij, një aleancë e tillë “do të rrisë tensionet dhe do të kërcënojë sigurinë e popullit serb”.

Përveç tjerash, Vucic ka përmendur edhe ligjet e reja që Kosova do të implmentojë, atë për të huajt që do të nis të implementohet nga data 15 mars.

Asocaicioni i Komunave me Shumicë serbe ka qenë gjithashtu temë diskutimi dhe sipas presidentit serb, duhet të bëhen hapa konkret për ta themeluar.

Në fund, Vucic ka thënë se është në interes të të gjitha palëve që të shmangnin veprimet që mund të përshkallëzojnë situatën.

Advertisement
Advertisement
Advertisement