Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka bërë drama një ditë para samitit të BE-së, ku mund të diskutohet për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Vuçiq tha se nesër është një ditë e vështirë për Serbinë, ndërsa u ka premtuar serbëve se do të luftojë për vendin e tyre.
Ai shtoi se nuk do të dorëzohet.
““Ne kemi një ditë të vështirë përpara dhe e vetmja gjë që u premtoj njerëzve në Serbi është se do të luftojmë për vendin tonë. Dorëzimi nuk është opsion!”, ka shkruar Vuçiq në Instagram, raporton Tanjug, transmeton Gazeta Express.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...