Vuçiç pranon nënshtrimin ndaj Moskës: Nuk u jemi kundërvënë kurrë miqve tanë rusë - Gazeta Express
string(80) "vucic-pranon-nenshtrimin-ndaj-moskes-nuk-u-jemi-kundervene-kurre-miqve-tane-ruse"

Lajme

Gazeta Express

25/11/2025 12:15

Vuçiç pranon nënshtrimin ndaj Moskës: Nuk u jemi kundërvënë kurrë miqve tanë rusë

Lajme

Gazeta Express

25/11/2025 12:15

Gjatë konferencës për media, presidenti serb Aleksandar Vuçiç la të kuptohej hapur se Serbia ka vepruar në përputhje të plotë me kërkesat e Moskës, duke e pranuar faktikisht nënshtrimin politik dhe ekonomik ndaj Rusisë. Ai theksoi se Beogradi “ka bërë gjithçka për të treguar respekt”, duke shtuar se vendi i tij nuk ka marrë asnjëherë hapa që do të mund të interpretoheshin si kundërshtim ndaj Kremlinit.

“S’jemi kundërvënë kurrë miqve tanë rusë. Çdo gjë që ata kërkuan, ne e kemi nënshkruar,” tha Vuçiç, duke përmendur se Rusia ka ndryshuar tre herë këtë vit pronësinë e kompanisë energjetike NIS dhe Serbia nuk ka ushtruar të drejtën e saj ligjore për blerjen me përparësi, duke i lënë Gazprom-it dorë të lirë në çdo vendimmarrje.

Ai kujtoi se Serbia i shiti pasuritë kryesore të NIS-it Gazprom-it për vetëm rreth 400 milionë euro – përfshirë rafineritë, dhjetëra ndërtesa, qindra pompa karburanti, cisterna dhe kapacitete të tjera – një marrëveshje që sot kritikohet si dorëzim i plotë i sektorit energjetik interesave ruse.

Vuçiç këmbënguli se Serbia ka qenë “mikpritëse dhe korrekte” ndaj investitorit rus, duke e quajtur disa herë Moskën “mik”, ndërsa theksoi se vendi i tij ka mbajtur një qasje të qëndrueshme dhe respektuese në marrëdhëniet dypalëshe.

Advertisement
Advertisement
Advertisement