string(72) "vuceviq-perfundon-si-keshilltar-i-vuciqit-pas-doreheqjes-si-kryeminister"

Lajme

Gazeta Express

29/05/2025 14:22

Vuçeviq përfundon si këshilltar i Vuçiqit pas dorëheqjes si kryeministër

Lajme

Gazeta Express

29/05/2025 14:22

Millosh Vuçeviq, i cili ishte kryeministër i Serbisë dhe kryetari Partisë Progresive Serbe (SNS), ka përfunduar si këshilltar i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për çështje rajonale.

Siç është bërë e ditur në Gazetën Zyrtare të qeverisë serbe, Vuçeviq është emëruar në këtë pozitë më 27 maj.

Vuçeviq dha dorëheqjen e tij të parevokueshme nga posti i kryeministrit më 28 janar të këtij viti pas presionit të protestave të studentëve serbë për incidentin në stacionin e trenit në Novi Sad ku vdiqën disa punëtorë.