Vuajtjet e grave shqiptare që martohen fiktivisht në këmbim të parave - Gazeta Express
string(69) "vuajtjet-e-grave-shqiptare-qe-martohen-fiktivisht-ne-kembim-te-parave"

Vuajtjet e grave shqiptare që martohen fiktivisht në këmbim të parave

Lajme

Gazeta Express

05/12/2022 7:46

“Piranjat” në Abc të moderuar nga Arilena Ara dhe Florjan Binaj, kanë trajtuar këtë të diel një temë mjaft shqetësuese, siç janë martesat fiktive, e cila mesa duket është kthyer në një lloj biznesi.

Përgjatë viteve të fundit kemi parë shpesh emigrantë shqiptarë që pasi marrin ekspuls nga vendet e BE ku punojnë, vijnë në Shqipëri dhe marrin mbiemrin e gruas në mënyrë që të lëvizin lirshëm në ato vende ku punojnë.

Lexo Edhe:

Por ajo që po bëhet më shqetësuese janë martesat fiktive, ku persona me precendentë penalë në vendet e Europës, kthehen në Shqipëri dhe me anë të personave të tretë gjejnë një grua sa për “letra” kundrejt një pagese që varion nga 50-100 mijë lekë të rinj.