Vritet te dera e shtëpisë Flamur Beqiri, kosovari që jetonte në Londër - Gazeta Express

Vritet te dera e shtëpisë Flamur Beqiri, kosovari që jetonte në Londër

Gazeta Express

26/12/2019 12:42

Një 30-vjeçar nga Kosova por që jetonte në Londër, Flamur Beqiri, dyshohet se, më 24 dhjetor, u vra me breshëri plumbash në shtëpinë e tij nga persona ende të panjohur për policinë. Flamuri i njohur si Alex Beqiri i lindur në Ferizaj, në Londër po jetonte që një kohë dhe po punonte si producent i disa artistëve të njohur në Angli.

Për vrasjen e këtij personi kanë shkruar edhe mediat angleze. Sipas The Guardian, në mbrëmjen e 24 dhjetorit, natën e Krishtlindjes, rreth orës 21:00 të mbrëmjes, fqinjët raportuan në polici për disa të shtëna me armë zjarri.

Lexo Edhe:

Ekipet e emergjencës shkuan në vendin e ngjarjes ku konfirmuan vdekjen e Flamur Beqirit i njohur si Alex.

Sipas fqinjëve, në lagjen ku jetonte Beqiri u dëgjuan breshëri plumbash.

Ndërkaq familjarët e të ndjerit tashmë lajmin mortor për vdekjen e tij e kanë dhënë edhe në rrjetet sociale.