Vritet një person në Vaun e Dejës - Gazeta Express
string(33) "vritet-nje-person-ne-vaun-e-dejes"

Vritet një person në Vaun e Dejës

Gazeta Express

09/08/2020 8:46

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Shkjezë të Bashkisë Vau Dejës.

Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri në rrugë.

Lexo Edhe:

Sipas burimeve viktima është shtetasi Gjin Ndoj, ndërkohë viktima është gjetur me plagë në kokë.

Sipas burimeve pranë policisë mësohet se ai është gjetur i vrarë me armë zjarri rreth orës 5 të mëngjesit.

Vau i Dejës, Shkodër/ informacion paraprak

Më datë 09.08.2020, rreth orës 05:55, në fshatin Shkjezë, Njësia Administrative Bushat, në rrugë, është konstatuar i pajetë, shtetasi Gj. B., 27 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Shkodër.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.