string(32) "vritet-nje-person-ne-malisheve-2"

Lajme

Gazeta Express

20/09/2023 9:18

Vritet një person në Malishevë

Lajme

Gazeta Express

20/09/2023 9:18

Një person është vrarë me armë zjarri në mëngjesin e sotëm në fshatin Banjë të Malishevës.

Lajmi për Express është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes.

Sipas Elezajt, i dyshuari për vrasjen është dorëzuar në stacion policor.

“Rreth orës 07:15 është raportuar se në  fshatin Banjë-Malishevë, viktima mashkull  i moshës madhore është gjetur pa shenja jetë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Ekipi mjekësor i cili ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij. Një person, po ashtu mashkull i moshës madhore, është dorëzuar në Stacionin Policor në Malishevë dhe nga hetimet e para dyshohet se i njëjti, për motive ende të panjohura, ka qëlluar viktimën me armë zjarri. Njësitet e nevojshme  policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në koordinim të cilin janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore”, tha Elezaj, për Express.