string(108) "vritet-ne-zagreb-i-akuzuari-per-kontrabande-droge-nga-mali-i-zi-dhe-shqiperia-roja-i-klubit-e-qellon-me-arme"

Shqiperi

Gazeta Express

22/04/2023 21:49

Vritet në Zagreb i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria, roja i klubit e qëllon me armë

Shqiperi

Gazeta Express

22/04/2023 21:49

I akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja ndodhi në rrugën Florijana Andrašeca në Trešnjeveca.

Bëhet e ditur se viktimë ka mbetur Tomislav Sabljo, i cili u vra pas një përplasje fizike mes disa personave, duke u qëlluar nga një roje sigurie.

Sabljo, Tomislav Suçiq, Gjorgje Vuletiç dhe 17 persona të tjerë që janë të lidhur me zinxhirin e kontrabandës së drogës nga Shqipëria dhe Mali i Zi, përmes Bosnjës dhe Hercegovinës në Kroaci, u arrestuan në verën e vitit 2019 në një operacion të madh policor.

/Gazeta Express