Vritet me thikë nipi i Ganimete Abazit në Londër, arrestohen dy vajza dhe një djalë - Gazeta Express
string(82) "vritet-me-thike-nipi-i-ganimete-abazit-ne-londer-arrestohen-dy-vajza-dhe-nje-djale"

Lajme

Gazeta Express

17/02/2026 13:22

Vritet me thikë nipi i Ganimete Abazit në Londër, arrestohen dy vajza dhe një djalë

Lajme

Gazeta Express

17/02/2026 13:22

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në jug të Londrës, ku 22-vjeçari shqiptar Lorik Abazi u godit me thikë dhe humbi jetën.

Loriku u gjet i plagosur në Hesterman Way të dielën dhe, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, vdiq në spital, raporton BBC.

Tre persona janë arrestuar si të dyshuar për vrasjen e tij. Dy vajza 25-vjeçare dhe një djalë 28-vjeçar, ndërsa njëra nga vajzat u lirua me kusht. Kryeinspektori Nick Blackburn shprehu ngushëllimet për familjen e Lorikut, duke theksuar humbjen e rëndë që ata kanë pësuar.

Këngëtarja Ganimete Abazi ka njoftuar se i riu që mbeti i vdekur është nipi i saj

“Jeta po dijka shpeshherë të jetë e padrejtë dhe të godasë aty ku dhemb më së shumti Pusho në paqe, nipi jem, shpirti jem, sepse ne do të jetojmë me dhimbjen për ty, me kujtimet dhe dashurinë që na dhe Ahhh bre sa e vështirë me ta thënë lamtumirë, Loriku ynë” ka shkruar Abazi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement