Tronditet Tirana, gjyqtari vritet me armë zjarri brenda gjykatës - Gazeta Express
string(63) "tronditet-tirana-gjyqtari-vritet-me-arme-zjarri-brenda-gjykates"

Shqiperi

Gazeta Express

06/10/2025 16:37

Tronditet Tirana, gjyqtari vritet me armë zjarri brenda gjykatës

Shqiperi

Gazeta Express

06/10/2025 16:37

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të hënë, më 6 tetor, ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë. Rreth orës 15:40, gjyqtari Astrit Kalaja është qëlluar me armë zjarri brenda godinës dhe ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Nga të shtënat janë plagosur edhe dy persona të tjerë, babë e bir, mes tyre një avokat, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është identifikuar si Elvis Shkëmbi, i njohur edhe me emrin Gjon Shkëmbi, rreth 30 vjeç, i cili mësohet se ishte palë në një proces gjyqësor për një çështje pronësie. Ai është arrestuar menjëherë pas ngjarjes, pa bërë rezistencë.