Vritet edhe një reper në Amerikë - Gazeta Express
string(32) "vritet-edhe-nje-reper-ne-amerike"

Vritet edhe një reper në Amerikë

Gazeta Express

11/05/2020 21:36

Ndërron jetë në moshën 21-vjeçare reperi i njohur amerikan Nicky Blixky.

Blixky u gjet të dielën me plagë nga armë zjarri para një ndërtese në lagjen ‘Prospect Lefferts Gardens’ të Brooklyn, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lexo Edhe:

Ai u dërgua në Spitalin e Qarkut ‘Kings’, ku u shpall i vdekur.

Ngjarja ishte mësuar pasi policia iu përgjigj një thirrjeje në 911 në lidhje me një person të shtënë para rrugës ‘200 Winthrop’.

Sipas policisë, deri më tani nuk ka pasur arrestime dhe se hetimi po vazhdon.

Nick ishte i njohur për projektet e tij muzikore dhe një ndër këngët e fundit solo e titulluar “Drive the Boat”, që përmban më shumë se dy milionë shikime në YouTube.

Fansat e tij kanë shprehur pikëllim për humbjen e reperit 21-vjeçar.