string(64) "vriten-ne-washington-dy-anetare-te-stafit-te-ambasades-izraelite"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2025 7:37

Vriten në Washington dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite

Lajme

Gazeta Express

22/05/2025 7:37

Dy punonjës të ambasadës izraelite u qëlluan për vdekje jashtë Muzeut Hebraik në Washington. Konfirmimi vjen nga Sekretarja e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së, Kristi Noem

“Dy punonjës të ambasadës izraelite u vranë pa kuptim pranë Muzeut Hebraik në Uashington DC. Po hetojmë për të mbledhur më shumë informacion për të ndarë. Lutemi për familjet e viktimave. Do ta nxjerrim autorin para drejtësisë”, shkroi ajo në X.

Sipas zyrtarëve që folën për mediat lokale, një burrë u pa duke ecur pranë Muzeut Hebraik në Washington përpara se të hapte zjarr, duke goditur një burrë dhe një grua. I dyshuari thuhet gjithashtu se bërtiti “Liri për Palestinën” gjatë arrestimit të tij.