Emrush Gashi, 66-vjeçar, i dënuar për vrasjen e vëllait të tij më 14 korrik 2018 në Tërbovc të Lipjanit, është gjetur i vdekur para disa ditësh në një burg në Francë. Sipas raportimeve, ai ka kryer vetëvrasje.
Lidhur me këtë rast, Klankosova ka kërkuar informacion nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, e cila ka konfirmuar se ka pranuar informata për vdekjen e tij përmes kanaleve ndërkombëtare.
Po ashtu, në përgjigjen e kësaj prokurorie bëhet e ditur se ndaj tij ishte ngritur aktakuzë gjatë marsit të vitit të kaluar.
“Ju njoftojmë se më 27.03.2025, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë për veprën penale ‘vrasje e rëndë’ dhe veprën penale ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’,” thuhet në përgjigjen e Prokurorisë
“Gjithashtu, kemi pranuar informata lidhur me vdekjen e tij përmes kanaleve ndërkombëtare dhe kemi pranuar edhe vërtetimin e vdekjes së tij. Aktualisht, ende jemi në pritje të aktvendimit nga Gjykata”.
Policia e Kosovës gjatë vitit 2018 kishte kërkuar ndihmë për gjetjen e Emrush Gashit, nën dyshimin se kishte vrarë vëllanë e tij, M.G., 54 vjeç.
Ai ishte arrestuar pak vjet më pas, më 26 gusht 2021 në Francë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Dortmund – Prishtinë, si...