Vrau të riun në Vlorë, lihet në burg autori, nuk pranon krimin e bërë - Gazeta Express
string(67) "vrau-te-riun-ne-vlore-lihet-ne-burg-autori-nuk-pranon-krimin-e-bere"

Shqiperi

Gazeta Express

27/08/2021 14:25

Vrau të riun në Vlorë, lihet në burg autori, nuk pranon krimin e bërë

Shqiperi

Gazeta Express

27/08/2021 14:25

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Bledar Selmanajn, i cili akuzohet për vrasjen e 25-vjeçarit Xhulian Bullarit.

39-vjeçari ka pranuar krimin në sallën e gjyqit, ndërsa seanca ndaj tij ka zgjatur më shumë se dy orë.

Kujtojmë se Bullari u gjet i vdekur një javë më parë në aksin Vlorë-Babicë, në një makinë tip ‘Fiat Punto, ku sipas ekspertizës rezultoi se ai është qëlluar me tre plumba nga pasagjeri.

Autori i vrasjes, Selmanaj u arrestua dy ditë më parë në zonën e Bllokut në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Babica”. 39 vjeçari kishte njohje të mëparshme me viktimën, të cilin e vrau për motive të dobëta.