Vrau të dashurën dhe nënën e saj, Marjan Rroku nis një betejë të re gjyqësore - Gazeta Express
string(76) "vrau-te-dashuren-dhe-nenen-e-saj-marjan-rroku-nis-nje-beteje-te-re-gjyqesore"

Shqiperi

Gazeta Express

26/12/2022 15:51

Vrau të dashurën dhe nënën e saj, Marjan Rroku nis një betejë të re gjyqësore

Shqiperi

Gazeta Express

26/12/2022 15:51

I dënuar me burgim të përjetshëm, Marjan Rroku, i cili vrau të dashurën dhë nënën e saj ka nisur një tjetër betejë me drejtësinë.

Kësaj here Rroku pretendon cënim të të drejtave që lidhen me punësimin, rehabilitimin social dhe ri-integrimin, komunikimin me familjarët, apo kushtet e jetesës në burgun e Burrelit.

Ai i është drejtuar gjykatës, pasi nuk ka gjetur zgjidhje në rrugë administrative me drejtorinë e burgut. Përballja e tij ligjore është bërë një ping-pong mes gjykatës së Matit dhe asaj Administrative në Tiranë për kompetencën, çështje që e ka zgjidhur së fundmi Gjykata e Lartë.

Marjan Rroku u ekstradua në Shqipëri në 13 shkurt të 2014.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Tiranës, por arrestimi i tij u realizua në vitin 2010, në Nju Jork. Ish-punonjësi i Shërbimit Informativ Kombëtar, Marjan Rroku është dënuar nga Gjykata e Tiranës për vrasjen në rrethana cilësuese të dy femrave, ngjarje kjo e ndodhur më 29 mars 2001. 

Krimi tronditi opinionin publik në atë kohë për nga mënyra e ekzekutimit dhe numri i viktimave. Keqtrajtimi, xhelozia dhe përndjekja kishin qenë arsyet që 16-vjeçarja kishte shkëputur marrëdhëniet sentimentale me ish-punonjësin e SHIK-ut, i cili nuk e ka pranuar dot këtë ndarje dhe pas shumë tentativash të dështuara për t’u rikthyer, ekzekutoi gjimnazisten Alda Canaj bashkë me nënën e saj, mbrëmjen e 29 marsit të vitit 2001.

Marjan Rroku, pas vrasjes së kryer emigroi jashtë vendit dhe sipas autoriteteve amerikane, jetonte me identitetin e rremë Jeton Mirakaj. Pas 6 vitesh ndjekje, policia amerikane arriti ta prangoste të shumëkërkuarin në zonën e Kuinsit. Marjan Rroku kishte ndërtuar jetën e tij në Amerikë, ku ishte martuar dhe kishte një fëmijë.