Vrau shokun e Ervis Martinajt dhe mikun e tij në Laç, jepet masa te Trauma për 21-vjeçarin - Gazeta Express
string(89) "vrau-shokun-e-ervis-martinajt-dhe-mikun-e-tij-ne-lac-jepet-masa-te-trauma-per-21-vjecarin"

Vrau shokun e Ervis Martinajt dhe mikun e tij në Laç, jepet masa te Trauma për 21-vjeçarin

Gazeta Express

03/06/2020 8:40

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën për Kreshnik Tushën, i cili vrau  Bujar Likën, i njohur si miku i Ervis Martinajt dhe Paulin Markun para tre ditësh në Laç.

Mësohet se 21-vjeçari është lënë në burg dhe masa ‘Arrest me burg’ është dhënë në spitalin e Traumës.

Lexo Edhe:

Ngjarja ka ndodhur në një hotel në rrugën Laç-Mamurras, ndërsa dyshohet se një konflik i hershëm ka qenë shkaku i përplasjes. Efektivë të policisë që kanë shkuar në vendngjarje e kanë gjetur atentatorin disa metra më tej, të plagosur dhe në tentativë për t’u larguar.

Pjesëtarë të grupit të hetimit, thanë se fillimisht ata u vunë armët në kokë dy fëmijëve të biznesmenit të njohur, të cilët ndodheshin pranë makinës së tyre, në parkingun e hotelit. Teksa njëri prej tyre, ruante djemtë e Paulin Markut, të cilëve u kishin marrë edhe celularët, të tjerët, u nisën drejt hyrjes kryesore të hotelit.

Nga atentati mbeti i plagosur njëri nga autorët, pasi Bujar Lika reagoi duke u kundërpërgjigjur me zjarr. I plagosur nga tre të shtënat e Likës mbeti edhe  vetë Kreshnik Tusha. Tre të tjerët e morën në makinë me shpejtësi duke e dërguar në shtëpi. Ai është dërguar nga familja në spitalin e Kurbinit duke pohuar se është vetëplagosur aksidentalisht, por pretendimi nuk është marrë për bazë nga organet. Pritet që në ditët në vijim Kreshnik Tusha të merret në pyetje dhe t’i caktohet masa e sigurisë nga gjykata e Kurbinit.

Ndërkohë ende mbetet mister se kush ishte shënjestra e atentatit. Policia dhe prokuroria e Laçit nuk kanë një version zyrtar në lidhje me këtë.