Ramis Mici është 37-vjeçari që ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezin në orët e para të të kësaj të shtune në Elbasan. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Skenderbej” të qytetit.
Si pasojë e plagëve të marra gruaja ka ndërruar jetë. Ndërkohë, autori, është arratisur pas krimit. 37-vjeçarja kishte gjashtë vite që bashkëjetonte me Micin. Ata kishin një shtëpi me qira në lagjen “Skënderbej”. Të dy ishin të divorcuar nga martesa e parë dhe kishin edhe fëmijë me ish bashklëshortët.
Lexo edhe: 37-vjeçari vret me thikë bashkëjetuesen në Elbasan
37-vjeçari nga Selita e Mollasit, baba i dy fëmijëve, ishte divorcuar, ndërsa pasi kishte gjetur një banesë me qira në këtë lagje, kishte marrë aty dhe bashkëjetuesen e tij, e cila kishte një vajzë nga martesa e saj e parë (në klasë të gjashtë).
/Gazeta Express