Vrau me plumb në kokë qytetarin nga Kamenica, Gjykata ia zgjat paraburgimin policit të dyshuar - Gazeta Express
string(93) "vrau-me-plumb-ne-koke-qytetarin-nga-kamenica-gjykata-ia-zgjat-paraburgimin-policit-te-dyshuar"

Liridonë Çeta

23/09/2020 11:08

Vrau me plumb në kokë qytetarin nga Kamenica, Gjykata ia zgjat paraburgimin policit të dyshuar

Liridonë Çeta

23/09/2020 11:08

Një ngjarje e rëndë kishte tronditur Kamenicën, në mëngjesin e 29 dhjetorit të vitit të kaluar. Pas një aksidenti trafiku, zyrtari policor Vllaznim Hamdija dyshohet se kishte vrarë me armë zjarri Lulzim Spahiun, nga fshati Muçivërcë i Kamenicës. Nga ajo kohë, ndaj zyrtarit policor është vendosur masa e paraburgimit. Gjykata Themelore e Gjilanit, të hënën ka vendosur t’ia vazhdojë edhe për dy muaj të tjerë këtë masë, shkruan Gazeta Express

Edhe për dy muaj të tjerë do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim Vllaznim Hamdija, i dyshuar për vrasjen e qytetarit Lulzim Spahiu, më 29 dhjetor të vitit 2019.

Lexo Edhe:

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Sabit Shkodra.

“Gjykata Themelore e Gjilanit, me datë 21.09.2020, ka nxjerrë aktvendim PKR.nr. 34/2020, me anë të cilit të pandehurit në fjalë, iu është vazhduar masa e paraburgimit deri më datë 20.11.2020, do të thotë edhe për dy muaj është vazhduar masa e paraburgimit”, ka deklaruar Shkodra.

Tash e nëntë muaj, Hamdija po qëndron në paraburgim nën dyshimin se mëngjesin e së shtunës së 29 dhjetorit të vitit 2019 ka vrarë me armë zjarri Lulzim Spahiun.

Krejt ngjarja kishte ndodhur për shkak të një aksidenti trafiku që kishte ndodhur në mes të viktimës dhe të dyshuarit.

Lulzim Spahiu bashkë me djalin e tij të hasretit ishin nisur nga Muçiverca për në Prizren, ku do të shisnin disa krerë gjedhe.

Gjatë rrugës, Spahiu kishte shkaktuar aksident trafiku.

Personi që aksidentoi Spahiu ishte zyrtari policor Vllaznim Hamdija, i cili dyshohet se i shkrepi një plumb mbi kokë Lulzimit.

Zyrtari policor e kishte pranuar se kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, por kishte thënë se nuk kishte pasur qëllim ta vriste.

Ai kishte deklaruar se në momentin kritik kishte qenë i dehur. /GazetaExpress/